DYLON

Ismajli: Spitali i Gjilanit ka rritur kapacitetet për hospitalizimin të pacientëve me Covid-19

Ismajli: Spitali i Gjilanit ka rritur kapacitetet për hospitalizimin të pacientëve me Covid-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti Emergjent i Gjilanit për paralandalimin e përhapjes së Covid-19, i kryesuar nga nënkryetari Arbër Ismajli, ka mbajtur sot takimin vlerësues të situatës, pas 20 rasteve të reja pozitive me Covid-19.

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës, i cili udhëheq me operacionet në kuadër të Komitetit, ka deklaruar në këtë takim se po bëhet vlerësimi i situatës për burimin e infeksionit për rastet e fundit, derisa ka kërkuar nga të prekurit që të vetizolohen në mënyrë që të mos përhapet inkfesioni.

Në këtë takim u tha se Spitali i Gjilanit ka rritur kapacitetet për hispitalizimin e pacientëve me Covid-19.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda 117 ditëve të përballjes me këtë sëmundje, në Gjilan janë infektyuar 230 persona, 146 prej tyre janë shëruar, 80 janë raste active, derisa 4 kanë vdekur.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.