Ismajli: Qeverisja e mirë është prioritet me përfshirje të rinisë dhe grave

Ismajli: Qeverisja e mirë është prioritet me përfshirje të rinisë dhe grave

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka marrë pjesë në debatin e organizuar nga Demokracia për Zhvillim me temën “Qeverisje e Mirë: A përfshihen të rinjtë dhe gratë në proceset vendimmarrëse?”, ku të pranishëm ishin të rinjtë nga shkollat e Gjilanit, nga Universiteti “Kadri Zeka”, nga OJQ-të, e të tjerë ku kanë diskutuar për mundësinë e angazhimit dhe pjesëmarrjes në proceset vendimmarrëse.

Nënkryetarri Ismajli ka potencuar se qeverisja e mirë është prioritet gjatë mantatit të kryetarit Haziri, nën transparencën e plotë në të gjitha nivelet ekzekutive, sikur që ka porositur të rinjtë që të jenë më shumë të vendosur në të drejtat, kërkesat dhe idetë inovative të tyre.

“Sa i përket rinisë dhe pjesëmarrjes së tyre në përgjithësi në jetën institucionale, kjo përmes Komunës është gjithnjë në kuadër të krijimit të kushteve më të mira për të gjithë. Tashmë Gjilani ka shtëpinë e rinisë që duhet të përdoret më shumë nga të rinjtë. Gjilani në programin qeverisës për vite me radhë është duke ndarë subvencione të shumta për projekte të ndryshme që të rinjtë drejtojnë në institucionet lokale”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

“Gjithashtu se vërtetë jemi duke punuar për rininë dëshmon edhe përcaktimi i kryetarit Haziri, i cili ka organizuar gala mbrëmje humanitare për të krijuar kishte më të mira për të rinjtë dhe lëhtësi për familjet që kanë studentë. Komuna, përmes Fondit të Ekselencës, mbështet nxënës e studentë të cilët studiojnë ose janë duke ndjekur mësimet në drejtime dhe fusha specifike jashtë vendit”, ka potencuar nënkryetari Ismajli.

Të rinjtë janë interesuar kryesisht për mënyrën e mundshme të pjesëmarrjes në vendimmarrje, pastaj format e aplikimit për subvencione, për fond të ekselencës apo për fondin e grumbulluar për studentë.

Njëkohësisht ata kanë qenë falënderues për mbështetjen që marrin nga institucionet lokale duke parashtruar kërkesa të ndryshme për përmirësim të gjendjes së tyre në fusha të caktuara dhe krijim të mundësive për angazhimin e tyre gjatë të ardhmes.

KOMENTE