Ismajli: Punimet në rindërtimin e stadiumit po vazhdojnë me dinamikë të madhe

Ismajli: Punimet në rindërtimin e stadiumit po vazhdojnë me dinamikë të madhe

Në kuadër të vizitave në terren të projekteve infrastrukturore, përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit kanë parë nga afër punimet në stadiumin e qytetit.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili shoqërohej nga deputeti Imet Rrahmani dhe bashkëpunëtorët, ka marrë zotimin e projekt-menaxherit se rindërtimi i stadiumit do të përfundoj sipas planit dinamik.

“Duke marrë parasyshë që Gjilani njihet si qytet i sportit, ky projekt është tepër i rëndësishëm. Është investimi më i madh kapital në infrastrukturën sportive falë angazhimit dhe autoritetit të kryetarit Haziri për ta sjellë këtë projekt në Gjilan. Besoj shumë që operatori në fjalë do ta implementoj këtë projekt sipas kontratës. Lajmi i mirë është kemi një dinamikë të madhe në punë”, theksoi Ismajli.

Rindërtimi i stadiumit të qytetit përfshinë tribunat e reja në dy anët veri-jug, ndërsa ato të vjetrat do të rikonstruohen.

Ky është stadium i kategorisë së katërt sipas standardeve të FIFA dhe UEFA dhe i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare.

KOMENTE