DYLON

Ismajli pret në takim ekspertët e auditimit të Polonisë

Ismajli pret në takim ekspertët e auditimit të Polonisë
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga drejtorët komunalë, ka pritur sot në takim një delegacion të ekspertëve të auditimit të Polonisë, Paweł Banas, Maciej Berek e Łukasz Rog.

Qëllimi i takimit ka qenë diskutimi i projekti të financuar nga BE, i cili ka për qëllim fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditorit në Kosovë.

Nënkryetari Ismajli, pasi i falënderoi ekspertët e nga Institucioni Suprem i Auditimit të Polonisë për vizitën, ka folur në superlativ për Auditimin e Brendshëm, me të cilin tha se kanë takime të rregullta dhe se çdo raport i tyre është i mirëpritur dhe merret seriozisht në përmirësimin e gabimeve eventuale.

EkoHigjiena

Meqë Komuna e Gjilanit është njëra nga entitetet të rëndësishme të Zyrës Kombëtare të Auditimit, ekspertët nga Institucioni Suprem i Auditimit të Polonisë e konsideruan si të nevojshëm takimin dhe bashkëbisedimin lidhur me implementimin e rekomandimeve që dalin nga ZKA.

Grupi i ekspertëve nga Institucioni Suprem i Auditimit të Polonisë po qëndron në Kosovë për ta bërë analizën e shkaktarëve që ndikojnë në nivelin e zbatimit të rekomandimeve të auditorit me qëllim qe të kuptohen elementet të cilat duhet konsideruar në ngritjen e nivelit të zbatimit të rekomandimeve nga entitetet e audituara.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.