DYLON

Ismajli premton përkrahje të fuqishme të institucioneve në zhvillimin dhe zgjerimin e bizneseve lokale

Ismajli premton përkrahje të fuqishme të institucioneve në zhvillimin dhe zgjerimin e bizneseve lokale
Avatar photo Redaksia

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vizituar biznesin “Natyra” të Ahmet Govorit, prej nga është zotuar se si kryetar i komunës do të ofrojnë përkrahje për sipërmarrësit lokalë.

Postimi i plotë:

Miku ynë dhe sipërmarrësi i suksesshëm, Ahmet Govori, me kompaninë “Natyra” po na bën krenarë të gjithëve me prodhimin e bimëve mjekësore, çajrave të shumëllojshëm dhe produkteve bio 100% organike e të certifikuara.

Ahmet Govori me punën dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm si dhe me pasionin dhe besimin në tokën tonë të shenjtë po japin rezultate të mëdha dhe të veçanta.

Përkrahja e fuqishme e institucioneve në zhvillimin dhe zgjerimin e këtyre bizneseve, bënë që këto biznese të jenë ambasadorët më të mirë të vendit tonë, dhe për këtë zotohemi që bashkë do ta jetësojmë potencialin e tyre zhvillimor.

Faleminderit për mikpritjen dhe vullnetin tuaj të jashtëzakonshëm për zhvillimin e Gjilanit të ri.

Bashkë, drejtë rikthimit të qeverisjes në duar të bashkëqytetarëve!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.