Ismajli: “Për gjithë ata që natën e vranë e ditën e qajnë”
/2L ONLINE/ – Arbër Ismajlit (LDK), shefit të kabinetit të kryetarit të Gjilanit, po i duken akte hipokrizie, vizitat dhe nderimet që disa figura politike po i a bëjnë varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova. Si duket këto gjëra po i vijnë atij si “shibël” në sy dhe nuk po mund t’i durojë, Ndryshe, Ismajli, jo rrallë herë, shpërfaqë rugovizmin e tij, përmes postimeve në profilin e tij, ndërkohë që kritikon ata, që mundohen të veshin këtë petk, ani se, siç vlerëson ai, ishin dhe janë anti-rugovistë.
Ismajli përmes një postimi në profilin e tij në FB, ka shpërfaqë reagimin e tij edhe sot, edhe atë në formë të vargjeve poetike!
Ja postimi i plotë i Ismajlit:
“Mos hajde te varri im kot, se un nuk te shikoj dot.
Mos qaj mbi mermer te ftohte, se un nuk te degjoj dot.
Mos me trego qe me lendove, se une nuk te kuptoj dot.
Mos me kerko falje, se heshtja ime do te thot s’te fal dot…!
(Për gjithë ata që natën e vranë e ditën e qajnë)
Pusho i qetë në amshim Presidenti im!?
