Ismajli paralajmëron lehtësim të masave nëse këtë javë do të kemi gjendjen e mirë në raport me COVID-19 (VIDEO)

Ismajli paralajmëron lehtësim të masave nëse këtë javë do të kemi gjendjen e mirë në raport me COVID-19 (VIDEO)

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se institucionet përkatëse po vazhdojnë ta bëjnë një punë të mirë në përballje me virusin Covid-19 dhe se situata është nën kontroll. Rastet e testimit të fundit që janë bërë e që kanë rezultuar negativë kanë dhënë shpresë që nëse vazhdohet me këtë trend, dhe se nëse brenda kësaj jave nuk do të kemi raste të reja në rritje apo se lakorja e trajtimit të rasteve do të jetë në vazhdimësi në rënie, atëherë edhe do të krijohet mundësia për të pas lehtësim të masave.

Megjithatë ai tha se kujdesi duhet të vazhdojë.

“Vazhdoni të tregoni kujdes edhe pak ditë, respektoni rregullat dhe udhëzimet e institucioneve përkatëse, bëhuni parimorë ndaj vetvetes dhe familjes suaj. Mos dilni pa nevojë, ruajeni shëndetin e juaj. Shtoni higjienën familjare. Kjo është mënyra më e sigurt për ta parandaluar këtë virus”, ka thënë nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

Për më tepër ndiqeni Videon:

Ismajli paralajmëron lehtësim të masave nëse këtë javë do të kemi gjendjen e mirë në raport me COVID-19

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se institucionet përkatëse po vazhdojnë ta bëjnë një punë të mirë në përballje me virusin Covid-19 dhe se situata është nën kontroll….

Gepostet von 2LONLINE.com am Montag, 27. April 2020

 

KOMENTE