• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Ismajli: Nuk ka nevojë për panik, gjendja është nën kontroll
Gjilan Info+

Ismajli: Nuk ka nevojë për panik, gjendja është nën kontroll

by Redaksia 2LONLINE 18 Mars, 2020 2 min read
 Ismajli: Nuk ka nevojë për panik, gjendja është nën kontroll

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me Komisionin për emergjencë, ka vizituar ekipet në terren të QKMF-së dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, duke qenë në kontakte të vazhdueshme me Spitalin Regjional dhe institucionet tjera, ka konfirmuar se gjendja është e qetë dhe nuk ka vend për panik në asnjë moment, por, ka bërë thirrje për kujdes maksimal.

“Deri më tani nuk e kemi asnjë rast të prekur me Covid19. Masat e Komunës së Gjilanit janë të vazhdueshme, ku sot në bashkëpunim me kompanitë private është bërë dezinfektimi i rrugëve dhe trotuareve, është përfunduar tashmë dezinfektimi i të gjitha objekteve publike të Komunës së dhe atyre shëndetësore, duke përfshirë edhe institucione të tjera në nivelin lokal”, tha Ismajli.

Ai ka potencuar gjithashtu se rekomandimet e komisionit dhe vendimet e kryetarit Haziri janë duke u respektuar në përpikëri në terren, sa i përket masave mbrojtëse dhe parandalimit të virusit Covid 19.

Prandaj, sipas nënkryetarit të Gjilanit, duke u bazuar në institucionet e shtetit që janë duke punuar vazhdimisht dhe me theks të veçantë kundër koronavirusit, njoftojmë të gjithë qytetarët se nuk ka vend për shqetësim, por vetëm për kujdes dhe qëndrim në shtëpi.

“Shëtitjet, takimet familjare dhe shoqërore të evitohen deri sa të kaloj kjo masë me të cilën po ballafaqohet vendi ynë”, ka porositur ai.

Tags: aktuale Arbër Ismajli COVID 19 nënkryetari i Komunës së Gjilanit QKMF
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në Kamenicë

27 Maj, 2022

Vendi i dytë dhe i tretë, sukses apo mossukses i skuadrave gjilanase të futbollit?!

27 Maj, 2022

Kryetari Haliti dhe kryesuesi Azizi vizituan komunën e Tetovës

27 Maj, 2022

Parashikimi i motit

27 Maj, 2022

Sot nis fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit

27 Maj, 2022

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin Krasniqi për mbështetje infrastrukturore për komunitete

26 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com