DYLON

Ismajli: Në dhjetëditëshin e fundit bie dukshëm numri i të infektuarve me COVID-19

Ismajli: Në dhjetëditëshin e fundit bie dukshëm numri i të infektuarve me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Në konferencën për media, nënkryetari Ismajli ka thënë se situata me COVID-19 në dhjetëditëshin e fundit është më e qetë.

EkoHigjiena

“Kanë filluar dukshëm të ulen shifrat. Nga mbi 700 raste aktive para pak javësh, numri bie në 243, ndërkaq nga afro 75 vizita shtëpiake nga ekipet e shëndetësisë primare, numri është ul në 30”, ka thënë Ismajli.

Ai bëri të ditur se deri tani janë vaksinuar 1377 qytetarë, aq sa ka qenë numri i dozave për këtë komunë, në fazën e parë, ku janë vaksinuar personeli shëndetësorë dhe grupmoshat 85, 80 dhe 75 vjeç.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20274 mostra, 6274 kanë rezultuar pozitivë, 5892 janë shëruar, 139 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 243 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 43 dhe 123 mostra në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.