DYLON

Ismajli: Ndryshimi për Gjilanin do të nisë nga fshatrat tona e do të ndihet në çdo lagje të qytetit

Ismajli: Ndryshimi për Gjilanin do të nisë nga fshatrat tona e do të ndihet në çdo lagje të qytetit
Avatar photo Redaksia

/Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e 12 tetorit/

Mbrëmë pata kënaqësinë të jem në konakun e fshtatit Selishtë.

Selishta është vendi që gjithmonë ka ditur të jetë mikpritëse e madhe dhe përkrahëse e pakompromis për vizionin tonë për Gjilanin e ri.

Bashkë me miqtë tanë dhe kandidatin për Kuvendin Komunal, Muhadin Haziri, vizituam banorët e Selishtës për të qenë pranë tyre për t’ia përcjellë për së afërmi modelin e ri të bashkëqeverisjes me qytetarët.

Bashkëbisedimi me ta tregoi edhe një herë se qytetarët e Selishtës e dinë qartë se ku është e mira e Gjilanit dhe si duhet të ecim përpara.

Këta banorë ngritën çështje që na prekin të gjithëve, duke filluar nga infrastruktura e munguar, tek përkrahja për bujqësinë e blegtorinë, nga shëndetësia e arsimi, tek shpresa e rinisë që të mos ikë, por të ndërtojë jetën këtu.

Jam i bindur se me besimin dhe mbështetjen tuaj, ndryshimi për Gjilanin do të nisë nga fshatrat tona e do të ndihet në çdo lagje të qytetit.

Faleminderit shumë Selishta për dëshminë se shpresa jeton dhe forca e qytetarëve është më e madhe se çdo pushtet që tenton ta ndalë me propagandë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.