DYLON

Ismajli: Me punëtorë të ndershëm, me prodhuesit tanë, do ta ndërtojmë Gjilanin e zhvillimit, të shpresës dhe të krenarisë

Ismajli: Me punëtorë të ndershëm, me prodhuesit tanë, do ta ndërtojmë Gjilanin e zhvillimit, të shpresës dhe të krenarisë
Avatar photo Redaksia

“Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme, bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale Fatos Ramadani, me shumë kënaqësi vizituam fabrikën “ON TRADE FAB”, një histori suksesi në Gjilan që merret me prodhimin e kontejnerëve me standarde të larta dhe dizajn inovativ”, ka thënë Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Sipas tij, biznese të tilla janë krah i fuqishëm i zhvillimit të qytetit tonë.

“Për ne, është obligim dhe prioritet mbështetja e prodhuesve të Gjilanit, sepse vetëm kështu ndërtojmë ekonomi të qëndrueshme, krijojmë vende pune dhe i japim qytetit atë që e meriton.

Faleminderit shumë “ON TRADE FAB”, për mirëorganizimin dhe përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm.

Krenar për epitetin e emrit “Made in Gjilan”.

Bashkë me ju, punëtorë të ndershëm dhe me prodhuesit tanë, do ta ndërtojmë Gjilanin e zhvillimit, Gjilanin e shpresës dhe Gjilanin e krenarisë”,  ka thënë Arbër Ismajli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.