DYLON

Ismajli: Mbi 200 mijë euro po investohen në ndërtimin e shtatë rrugëve në lagjen “Arbëria”

Ismajli: Mbi 200 mijë euro po investohen në ndërtimin e shtatë rrugëve në lagjen “Arbëria”
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit po vazhdon me investime në infrastrukturë në lagjen “Arbëria”, ku aktualisht po ndërtohen shtatë rrugica, përfshirë rrjetin e ujësjellësit, kanalizimin dhe alfaltimin.

Gjatë vizitës së punimeve atje, nënkrytari Arbër Ismajli, i cili shoqërohej nga deputeti Imet Rrahmani dhe bashkëpunëtorët, ka njoftuar se shuma e investimeve në këto projekte është mbi 200 mijë euro.

“Përpos këtyre rrugëve, i kemi projektuar edhe gjashtë të tjera në këtë pjesë, të cilat fillojnë në pranverë. Ndërkohë, sot kemi dalë për të biseduar edhe me banorët dhe kërkesat e tyre do t’i inkorporojmë në kuadër të programit të katërshes infrastrukturore. Kryetari Haziri është i vendosur që përfundimisht t’i heqim lloçin dhe vadat”, tha nënkryetari Ismajli.​

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.