DYLON

Ismajli: Mbi 15 mijë vota janë dëshmi e besimit, e shpresës dhe e guximit për ta ndryshuar bashkë të ardhmen e qytetit tonë

Ismajli: Mbi 15 mijë vota janë dëshmi e besimit, e shpresës dhe e guximit për ta ndryshuar bashkë të ardhmen e qytetit tonë
Avatar photo Redaksia

Në garën për kryetar të Komunës së Gjilanit në balotazh do të shkojnë Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Arbër Ismajli i LDK-së, e ky i fundit ka falenderuar qytetarët për përkrahje.

“Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme. Mbi 15 mijë vota janë dëshmi e besimit, e shpresës dhe e guximit për ta ndryshuar bashkë të ardhmen e qytetit tonë”, ka thënë Arbër Ismajli.

EkoHigjiena

Ai tha se e falenderon secilin qytetar që besoi, që u angazhua dhe që kontribuoi në këtë rrugëtim.

“Faleminderit me zemër edhe diasporës sonë, që edhe këtë herë e dëshmoi dashninë dhe lidhjen e fortë me Gjilanin, duke qenë gjithmonë pjesë e zhvillimit e përparimit tonë”, thotë tutje Ismajli.

Sipas tij, kjo është vetëm nisma e përbashkët për një Gjilan më të drejtë, më të bashkuar e më të zhvilluar.

“Një nismë që do të vazhdojë me përkushtim e me vizion të qartë për të ardhmen tonë të përbashkët. Bashkë e nisim ndryshimin për Gjilanin e ri! Bashkë e bëjmë Gjilanin qytet të shpresës për të gjithë ju”, thotë Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.