DYLON

Ismajli: Llashtica po tregon se është në ballë të mobilizimit dhe se ndryshimi i madh po vjen

Ismajli: Llashtica po tregon se është në ballë të mobilizimit dhe se ndryshimi i madh po vjen
Avatar photo Redaksia

“Bashkë me një pjesë të ekipit, isha për vizitë në Nëndegën e Llashticës për të konfirmuar edhe njëherë entuziazmin që kanë banorët e kësaj pjese për ndryshimin e mentalitetit qeverisës në Gjilan”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai tha se Kryesia e Nëndegës së Llashticës tregoi organizim, unitet dhe gatishmëri të plotë për zgjedhjet e 12 tetorit.

EkoHigjiena

“Në diskutimet e hapura me ta, u ndje fort dëshpërimi i madh për qeverisjen lokale në ikje, por, mbi të gjitha, edhe shpresa për një të ardhme më të mirë për fshatin dhe për gjithë komunën”, ka thënë Arbër Ismajli.

Siaps tij, Llashtica po tregon se është në ballë të mobilizimit dhe se ndryshimi i madh po vjen.

“Bashkë, me këtë vullnet të jashtëzakonshëm të tyre, rezultati jonë i përbashkët është edhe më i sigurt. Faleminderit shumë Nëndega e Llashticës.  Do të më keni në gatishmëri për çdo ditë, pas ardhjes të ditës së demokracisë në qytetin tonë, pas 12 tetorit”,  ka thënë Arbër Ismajli, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit, synon postin e të parit të komunës duke qenë kandidat i LDK-së për kryetar komune.  /2LONLINE/