DYLON

Ismajli: Lakorja e infeksionit me COVID-19 po bie fal përkushtimit institucional dhe lojalitetit qytetar​

Ismajli: Lakorja e infeksionit me COVID-19 po bie fal përkushtimit institucional dhe lojalitetit qytetar​
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, është mbajtur të hënën takimi i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku është bërë vlerësimi i përgjithshëm.

Në takim, nënkryetari Ismajli ka thënë se ndihet mirë që lakorja e infeksionit me COVID-19 në Gjilan po bie fal përkushtimit institucional dhe lojatitetit qytetar.

Por, në takimit e sotëm ka dalë apeli i përbashkët për qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve, përfshirë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale.

EkoHigjiena

Pasqyra e përgjithshme e përballjes së komunës së Gjilanit me pandeminë është kjo: 975 të infektuar në total, 860 të shëruar, 71 raste aktive, 18 të hospitalizuar dhe 44 të vdekur. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.