DYLON

Ismajli: Lajmi i mirë që në Gjilan janë vetëm 8 pacientë në hospitalizim

Ismajli: Lajmi i mirë që në Gjilan janë vetëm 8 pacientë në hospitalizim
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se lajmi i mirë është që aktualisht janë vetëm tetë pacientë që janë në hospitalizim me COVID-19 në këtë komunë, në Spitalin e Përgjithshëm.

Këto komente ai i bëri në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit COVID0-19, ku edhe doli apeli për qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë me përpikmëri masat kundër përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përballjes me COVID-19, është kjo: 1276 raste pozitive në total, 1043 të shëruar, 185 raste aktive, 48 të vdekur, 8 në hospitalizim dhe 152 mostra në pritje./2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.