Ismajli: Kërkova që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme!

Ismajli: Kërkova që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme!

“Përgjatë takimit të sotëm virtual me kryeministrin e Republikës, Dr. Avdullah Hoti, bashkëbiseduam lidhur me situatën e krijuar në vend. Kam bërë kërkesën imediate që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të implikimeve të mëdha socio-ekonomike në vjeshtën e vonshme, si në biznese, po ashtu, edhe tek qytetarët, sepse ne si vend edhe ashtu jem në një gjendje të rënduar ekonomike”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit.

Ja postimi i plotë:

Përgjatë takimit të sotëm virtual me kryeministrin e Republikës, Dr. Avdullah Hoti, bashkëbiseduam lidhur me situatën e krijuar në vend. Kam bërë kërkesën imediate që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të implikimeve të mëdha socio-ekonomike në vjeshtën e vonshme, si në biznese, po ashtu, edhe tek qytetarët, sepse ne si vend edhe ashtu jem në një gjendje të rënduar ekonomike.

Z. Hoti, e kam lutur dhe i kam përcjellë kërkesën e bizneseve tona, që të mos iu kufizohet orari i operimit, për shkak të rrezikut të mbylljes së tyre, por të monitorohen vazhdimisht lidhur me respektimin e kushteve të vëna nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë. E mira e gjithë kësaj, është se z. Hoti e ka marrë në konsideratë shqetësimin tonë dhe garantoi që do të gjejë modalitete për ta tejkaluar edhe këtë brengë.

Po ashtu, kemi kërkuar që të rriten kapacitetet në shëndetësi, duke angazhuar staf shtesë dhe shtretër nëpër spitale regjionale. Një ndër masat tjera urgjente të cilën e kemi kërkuar, është edhe rritja e numrit të inspektorëve sanitarë. Gjithashtu, edhe Policia e shtetit duhet të stacionohet në top komunat ku paraqiten më së shumti raste. /2LONLINE.com/

KOMENTE