DYLON

Ismajli i konfirmon SBASHK-ut mbështjen e Komunës së Gjilanit ​

Ismajli i konfirmon SBASHK-ut mbështjen e Komunës së Gjilanit ​
Avatar photo Redaksia

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar Sindikatën e Bashkuar te Arsimit dhe Shkencës, dega në Gjilan, ku është pritur nga kryetari i SBASHK-ut, Blerim Mehmeti me bashkëpunëtorë.

Nënkryetari Ismajli, duke uruar për angazhimin sindikal, theksoi se gjithë komponenta e institucioneve komunale kanë gatishmërinë në mbështetje të zgjidhjeve me problemet që ballafaqohet kjo organizatë, e cila avokon në mbrojtje të interesave të punëtorëve arsimor.

Në këtë vizitë, nënkryetari Ismajli theksoi zotimin e kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri, që sektori i arsimit mbetet prioriteti numër një i qeverisjes komunale.

EkoHigjiena

Kryetari i SBASHK’ut, Blerim Mehmeti, pasi e informoi Ismajlin për mbarëvajtjen e punës, tha se që prej mandatit të kaluar qeverisës kanë pasur mbështetjen e Komunës, duke shfaqur shpresën se mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen në favor të zgjidhjes së problemeve sindikale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.