DYLON

Ismajli: Gjilani po i pret rezultatet e 158 mostrave

Ismajli: Gjilani po i pret rezultatet e 158 mostrave
Avatar photo Redaksia

Gjilani po i pret rezultatet e 158 mostrave, Ismajli apelon për respektim të masave kundër përhapjes së virusit.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se kjo komunë po i pret rezultatet e 158 mostrave për COVID-19.

Këtë informatë, Ismajli e bëri të ditur të hënën, në mbledhjen e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

EkoHigjiena

Komiteti kërkon nga të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK dhe MSH, për bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe pastrimin e duarve.

Gjendja e përgjithshme është kjo: nga 6289 teste, 2363 kanë rezultuar pozitivë, 1776 janë shëruar, 68 persona kanë vdekur, 519 raste janë aktive, 78 në hospitalizim dhe 158 mostra në pritje. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.