DYLON

Ismajli: Gjilani ka aktualisht 73 raste aktive me COVID-19

Ismajli: Gjilani ka aktualisht 73 raste aktive me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur të hënën takimin e radhës, i cili është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli.

Ismajli, që tash e 6 muaj udhëheq me operacionet anti-COVID-19, ka vlerësuar se është lajm i mirë rënia e numrit të rasteve pozitive, derisa konfirmoi se janë 73 raste aktive në këtë komunë.

Gjendja e përgjithshme është kjo: 1008 të infektuar në total, 891 të shëruar, 73 raste aktive, 44 të vdekur, 12 të hospitalizuar dhe 12 mostra në pritje. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.