DYLON

Ismajli: Gjaku i Tefikut dhe Nushit u bë drita e lirisë së sotme

Ismajli: Gjaku i Tefikut dhe Nushit u bë drita e lirisë së sotme
Avatar photo Redaksia

Institucionet komunale të Gjilanit, të cilave u ka prirë nënkryetari Arbër Ismajli, kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve, në nderim të Tefik e Hanumshahe Zymberit, me rastin e ditëlindjes së tij dhe nderimit me mirënjohje nga Presidenca e Kosovës.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha me këtë rast se gjaku i Tefik dhe Hanumshahe Zymberi u bë drita e lirisë së sotme.

“Këta dy dëshmorë, nuk kanë qenë vetëm të Karadakut e Gjilanit, por kanë qenë dhe do të mbeten të gjithë Kosovës. Republika jonë kurrë nuk do të zhbëhet, jo për shkakun tonë, por për shkak të themeleve që i kanë vënë me gjakun e tyre Tefiku e Hanumshahja dhe të gjithë dëshmorët e kombit. Përulemi përjetësisht para sakrificës së tyre”, ka thënë Ismajli.

EkoHigjiena

Ndërkohë, me fillim në ora 13:00, në sallën e teatrit të qytetit, mbahet akademia përkujtimore kushtuar jetes dhe veprës së Tefik e Hanumshahe Zymberit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.