DYLON

Ismajli: Gastronomët do të përkrahen sepse përmes tyre përkrahet zhvillimi ekonomik, turizmi, kultura e argëtimit dhe vetë qyteti ynë

Ismajli: Gastronomët do të përkrahen sepse përmes tyre përkrahet zhvillimi ekonomik, turizmi, kultura e argëtimit dhe vetë qyteti ynë
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, Arbër Ismajli, i cili njëherësh është edhe kandidat i këtij subjekti për kryetar komune, në zgjedhjet e 12 tetorit, ka thënë se gastronomët tanë kanë kaluar sfida të mëdha që nga pandemia që i goditi rëndë, e deri te politikat jo të favorshme të qeverisjes aktuale, prandaj është koha të sigurohet një qasje më e drejtë ndaj tyre.

“Duhet të ketë një orar pune të qëndrueshëm e të pandryshueshëm, që të mos dëmtohet kjo kategori që gjeneron ekonomi dhe vende pune për qindra familje. Të krijohet një rregullore e balancuar për ndotjen akustike, që të jetë në favor të gastronomëve, por edhe të qytetarëve për t’u siguruar që lokalet të funksionojnë lirisht, ndërsa qytetarët të kenë qetësinë e tyre”, ka thënë Ismajli, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Sipas tij, Gjilani ka një rini dhe qytetarë që kanë nevojë për argëtim, relaks dhe hapësira të lira kulturore e sociale, e gastronomia është pjesë e rëndësishme e kësaj jete.

“Është koha vendimtare që gastronomët të përkrahen fuqishëm, sepse përmes tyre përkrahet zhvillimi ekonomik, turizmi, kultura e argëtimit dhe vetë qyteti ynë”, thotë Arbër Ismajli, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit, synon postin e të parit të komunës duke qenë kandidat i LDK-së për kryetar komune.  /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.