DYLON

Ismajli falënderon mërgimtarin Mustafë Ukshini, që kontribuoi me 10 mijë euro

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Shefi i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, Arbër Ismajli, ka takuar sot mërgimtarin që jeton dhe vepron në Zvicër Mustafë Ukshini, i cili ka kontribuar në fondin humanitar të Komunës së Gjilanit me shumën prej 10 mijë euro.

Në emër të kryetarit Haziri, Ismajli e ka falënderuar për kontributin z. Ukshini, duke vlerësuar se ky është shembull se si ndihmohen njerëzit në nevojë dhe në të njëjtën kohë është një lehtësim i madh për Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

“Unë ju falënderoj shumë për solidaritetin tuaj për të ndihmuar njerëzit tanë në nevojë. Shqiptarët e diasporës gjithmonë e kanë mbajtur gjallë ekonominë e Kosovës, e të Gjilanit në veçanti. Ky është shembulli më i mirë se si ndihmohen nevojtarët”, ka thënë me këtë rast Ismajli.

Nga ana e tij, donatori Mustafë Ukshini është shprehur se kur ka parë seriozitetin e kryetarit Haziri për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga mungesa e strehimit dhe banimit, nuk ka hezituar të japë kontributin e tij financiar që vije nga kursimet e familjes.

Ndryshe, deri tash në fondin e Komunës janë deponuar: 49.118.64 euro dhe 8660 franga zvicerane.

Për hirë të transparencës, po i publikojmë emrat tjerë që vazhdimisht po kontribuojnë në fondin humanitar të Komunës, përmes xhirollogarive zyrtare.

Mënyra e kontribuimit brenda dhe jashtë Kosovës është si më poshtë: 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.