DYLON

Ismajli: Falë luftës dhe rezistencës së Agim Ramadanit, sot Kosova po e gëzon lirinë dhe pavarësinë

Ismajli: Falë luftës dhe rezistencës së Agim Ramadanit, sot Kosova po e gëzon lirinë dhe pavarësinë
Avatar photo Redaksia

Manifestimi treditor tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, i cili i kushtohet figurës së dëshmorit të kombit, Agim Ramadani, në ditëlindjen e tij ka kulmuar me tubimin qendror madhështor në fshatin Zhegër të Gjilanit me moton “I këndojmë Agimit”, i cili është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit”.

Pos strukturave komunale, në këtë tubim madhështor kanë marrë pjesë edhe deputetë, bashkëluftëtarë të dëshmorit e përfaqësues nga jeta politike, institucionale e kulturore.

“Më lejoni që në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit ta përshëndes këtë manifestim, në veçanti familjen Ramadani. Unë sot po ndihem i vogël karshi rolit dhe sakrificës së kreshnikut të Karadakut, Agim Ramadani, i cili e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve njëherë e përgjithmonë. Agimi ishte njeri i penës e i artit, por, mbi të gjitha, strateg i jashtëzakonshëm i luftës dhe falë rezistencës së tij, ne sot jemi të lire dhe të pavarur. Dhashtë Zoti që Kosova të bëhet ashtu siç ka dashur Agimi dhe bashkëluftëtarët e tij. Lavdi e përjetshme jetes dhe vepres së tij”, ka thënë para të pranishmëve nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.

EkoHigjiena

Në emër të Brigadës “138 Agim Ramadani” ka folur Feriz Trezhnjeva, i cili tha se sot jemi në një datëlindje e pavdekësisë të figursë historike të kolosit të kombit, Agim Ramadani.

Ndërsa, bashkëshortja e Agimit, Shukrie Ramadani, e ka falënderuar kryetarin Haziri për organizimin e këtij tubimi, duke shtuar se familja e saj do të vazhdojë ta jap kontributin dhe përkrahjen e përbashkët në interes të të gjithë qytetarëve.

Tubimi “I këndojmë Agimit” është përmbyllur me një program të pasur kulturor-artistik, ku performuan këngëtarët të mirënjohur të estradës kosovare, Ramadan Krasniqi, Gold Ag, Ismet Bexheti etj, përderisa tubimin e ka madhështuar prezenca e ansamblit nga Mirdita e Shqipërisë dhe recitimi i vargjeve kushtuar figurës së Agimit nga ana e Nderit të Kombit, Reshat Arbana.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.