DYLON

Ismajli: Duhet t’i zbatojmë të gjitha këshillat për ta parandaluar përhapjen e pandemisë

Ismajli: Duhet t’i zbatojmë të gjitha këshillat për ta parandaluar përhapjen e pandemisë
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka kërkuar që të zbatohen të gjitha këshillat për ta parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19, virusi që e ka goditur botën.

Ismajli i ka bërë vizitë QMF “28 Nëntori”,  në qytetin e Gjilanit, shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili.

“Nga personeli mjekësor i kësaj qendre, u njoftuam për kushtet e punës dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët. Ky staf mjekësor, është i angazhuar me tërë vullnetin e tyre, për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë. Ky ekip, janë të përkushtuar që qytetarët të marrin shërbime sa më të afërta dhe sa më të mira të mundshme”, ka deklaruar nënkryetari Ismajli.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.