DYLON

Ismajli: Deri më sot janë vaksinuar 5654 gjilanas kundër COVID-19

Ismajli: Deri më sot janë vaksinuar 5654 gjilanas kundër COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës gjatë javës.

Nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinuar 5654 gjilanas kundër COVID-19, derisa konfirmoi se procesi i vaksinimit po shkon mirë, pa vonesa e pa tollovi.

EkoHigjiena

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21632 mostra, 6439 kanë rezultuar pozitivë, 6283 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 10 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 2 persona, dhe 25 mostra në pritje për  rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.