DYLON

Ismajli: Bizneset tona janë armata jonë më e begatë për ndërtimin dhe zhvillimin e qytetit tonë.

Ismajli: Bizneset tona janë armata jonë më e begatë për ndërtimin dhe zhvillimin e qytetit tonë.
Avatar photo Redaksia

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Edhe një vizitë tjetër e vlefshme

Bashkë me kandidatin për Asamblenë Komunale, Isa Musliji, vizituam me shumë kënaqësi Mobilerinë “Sara”.

Gjilani ka njerëz punëtorë, vizionarë e shumë të përkushtuar, që me bizneset e tyre kontribuojnë jo vetëm në ekonomi, por edhe në fuqizimin e qytetarëve tanë siç është edhe shembulli i këtij biznesi.

Bizneset tona janë armata jonë më e begatë për ndërtimin dhe zhvillimin e qytetit tonë.

Bizneset si Mobileria “Sara”, janë demostrimi më i mirë që si qeverisje e ardhshme duhet dhënë mbështetje të fuqishme prodhuesve vendorë dhe për fuqizimin e çdo iniciative që i jep jetë ekonomisë dhe gjallërisë së qytetit.

Faleminderit dhe mirënjohje e veçantë për pritjen e ngrohtë dhe për fjalët e sinqerta.

Ky takim na dha edhe më shumë forcë e motivim për ta dërguar përpara betejën dhe amanetin tonë të përbashkët për ndryshimin që e meriton Gjilani dhe qytetarët tanë.

Bashkë, ecim për fitore!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.