DYLON

Ismajli: 15 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit, gjendja e tyre është stabile

Ismajli: 15 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit, gjendja e tyre është stabile
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës për këtë javë.

Nënkryetari Ismajli i ka falënderuar anëtarët e Komitetit për angazhimin e jashtëzakonshëm në këtë proces, sikurse edhe punëtorët shëndetësorë, të cilët tash e 15 muaj janë në luftë me të panjohurën.

EkoHigjiena

Ismajli bëri të ditur se aktualisht po trajtohen 15 pacientë në Spitalin e Përgjithshëm dhe fatmirësisht gjendja e tyre është stabile.

Në emër të Komitetit, Ismajli ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat deri në vaksinimin e plotë të popullatës.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21191 mostra, 6401 kanë rezultuar pozitivë, 6215 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 40 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 15 persona, dhe 71 mostra në pritje për  rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.