DYLON

Ismaili: Të fitojmë për Intelektualët!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Klubi i Futbollit Drita e ka një mundësi të artë për të vazhduar drejt finales dhe për kurorëzim me një trofe në një sezon që nisem jo mirë. Ajo mundësi është Gjysmëfinalja ndaj Feronikelit për Kupën e Kosovës.

“Për bardhë e kaltërtit, alternativa e vetme është fitorja. Uroj që kjo ndeshje të bëhet sa më e bukur, lojtaret duhet të japim maksimumin në fushë, duhet të jemi sa më të qetë”, tha zyrtari i KF.Drita, Besim Ismaili.

EkoHigjiena

Ai tha se në kampionat janë mirë, sidomos me fitoren e fundit dhe lojën e treguar ndaj Fushë Kosovës. Javën e ardhshme presin të marrin pikë të plota ndaj Hysit , ekip ky që është tërhequr nga garat/ “Kjo na bënë të jemi me të qetë dhe të përkushtohemi për ndeshjen e radhës për Digital Kupën e Kosovës u shpreh Ismaili që njëherësh është edhe nënkryetari i bordit të këtij klubi.

Ai pret ta kurorëzojnë me fitore të thellë këtë ndeshje dhe t’u jepet gëzim “Intelektualëve” tifozëve të flakët të këtij klubi. që po e ndjekin në çdo hap.

“KF. Drita është ekipi më i mirë i momentit, duhet ta pranojmë të gjithë, kemi në skuadër lojtarë të dalluar në Superligen e Kosovës si Latifi, Zhdrella,Shabani, B.Shabani, Berbatovci, Ramushi, Limani, etj. Shpresoj të na përcjell fati dhe të shkojmë deri në fund, që ta sjellim trofeun që po i mungon për shumë vite qytetit të Gjilanit dhe të sigurojmë një vend më të mirë në kampionat”, tha Ismaili. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.