(2L ONLINE) – Kryetari i bordit të KF. Drita, Besim Ismaili, dy xhiro para përfundimit të sezonit vjeshtor paralajmëron se do të ketë riorganizim në strukturat menaxhuese.
Ismaili tha se çdo fillim ka një mbarim dhe se me këtë rast bëhet fjalë për kompletim dhe freskim të pozitave kyçe në drejtim të strukturimit të mirëfilltë dhe ndarjes profesionale të detyrave të secilit.
Sipas tij, gjithë kjo bëhet me qëllim që ekipi KF Drita të jetë sa më i përgatitur ta presë sezonin e ri, ku ky klub me një organizim të mire do të hyn me ambicie më të mëdha në pranverë.
“Ne pas përfundimit të sezonit vjeshtor, sezon ky që nuk është i kënaqshëm për klubin Drita, do ta thërrasim një kuvend zgjedhor ku do të zgjedhim udhëheqës të rinj, do t’i ftojmë përfaqësuesit e bizneseve, ish sportistët-veteranët, nga një përfaqësues te subjekteve politike që udhëheqin me komisionet e sportit, dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit që janë të interesuar për të dhënë kontribut në klubin futbollistik Drita”, ka thënë Ismaili.
Sipas tij, po që se ata janë të interesuar të japin kontribut munden të bashkëngjiten prej tani, janë edhe dy xhiro deri në përfundim të këtij sezoni dhe për secilin që e dashuron klubin e që është i interesuar të jap kontribut, ka vend dhe hapësirë në klub. /2L ONLINE/