(2LONLINE) Përfaqësues të PDK-së qendrore, Hajredin Kuqi dhe Rrustem Mustafa të shoqëruar nga kandidati i PDK-se për kryetar komune, Qemajl Mustafa, me disa anëtarë të shtabit së degës kanë vizituar zyrën e PDK-se në lagjen Dardania të Gjilanit ku janë pritur nga Shtabi i Lagjes .
Besim Ismaili në emër të shtabit së lagjes Dardania I/II i njoftoi nënkryetarin e PDK-së Kuçin e të tjerët, për zhvillimet e fundit ne lagje dhe për zhvillimet e mëtutjeshme për ditët në vijim.
Ismaili ka shprehur optimizëm se me punën qe është duke u bërë nga përfaqësuesit e lagjes Dardania në teren edhe në këto zgjedhje Qemajl Mustafa do te triumfoje. /2lonline/