DYLON

Ismaili: Ja e vërteta e bisedës mes Haradinajt dhe Jabllanoviqit

Avatar photo Redaksia

Fisnik Ismajli: Haradinaj e Jabllanoviqi folën serbisht, unë e dëgjova bisedën, ja çfarë thanë  Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në një postim në Facebook, jep versionin e tij për bisedën mes Ramushit dhe Jabllanoviqit. Ai thotë se deklaratat se gjoja Ramushi e ka kërcënu Jabllanoviqin nuk qëndrojnë.

Postimi i plotë

EkoHigjiena

Aman, kyfarë “lajmi” i shkëmbimit të fjalëve mes Jablanović-it e Rambos don me u ba përrallë. Kadalni.
Po e këqyrët foton me kujdes, shihet koka ime e madhe aty afër. Veshi im i djathtë i pa lamë, por që dëgjon gjithçka, e ka kapë bisedën e shkurtër, e cila ishte pak a shumë kështu:
Jablla: “Me kanë keqkuptue çka kam thanë edhe po du me dalë me një sqarim për këtë punë.” (që ma vonë rezultoi me një kërkimfalje të lodhët).
Rambo: “Aha. Ani, mirë ia ban.”
Qaq, o njerëz. S’ka pasë ma shumë aty se qekaq, o ju gazetarë. Kemi probleme TEPËR ma të mëdha se me spekulue për llafet mes këtyne dyve. Jo, Rambo nuk iu kërcënue. Po, Jablla u duk se po i jep pak llogari. Jo, nuk është lajm ky send. Po, duheni me u marrë me gjana që ia vlejnë.
Natën e mirë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.