Islanda përplotë shkrimtarë!

Islanda po përjeton një bum librash. Shteti ishullor i 300 000 banorëve ka më shumë shkrimtarë, libra të botuar dhe të lexuar për frymë, se çdo vend tjetër i botës
Është e vështirë t’i shmangësh shkrimtarët në Reikjavik. Ekziston një shprehje në Islandë ad ganga med bok I maganum, pra çdo njeri lind një libër. Me kuptimin e plotë të fjalës çdo vendas ka një libër në stomak. Një në dhjetë islandezë publikon një libër.

Çdo objekt tërheqës i qytetit ka nga një sagë që daton që prej shekullit të 13. Çdo njeri, që nga udhëheqësit e guidave deri te shoferët e taksive ka nga një poezi apo biografi të vetën.

Shkrimtarët e Reikjavikut trajtohen shumë mirë nga të gjithë, ata madje rrinë krah për krah me shkrimtarë të mëdhenj, që kanë fituar çmime ndërkombëtare. Disa prej tyre shkruajnë për këngëtarë kombëtarë dhe ka nga ata që marrin edhe një rrogë mujore për të shkruarit e tyre.

Qendra e letërsisë islandeze ofron gjithashtu mbështetje dhe përkthim për shkrimtarët. Zhanret janë nga të më ndryshmit që nga sagat moderne, te poezia, librat e fëmijëve, erotikat, por edhe zhanri i lulëzuar i krimit.

Vjeshta dhe Krishtlindjet janë koha kur libraritë e Islandës mbushen plot me prurje të reja.

KOMENTE