Përpjekja e Partisë së Drejtësisë dhe personalisht kryeministrit turk, Rexhep Tayp Erdogan, për ta promovuar mundësinë e ndërlidhjes dhe selitjes së shtetit modern me vlerat që reflekton demokracia dhe liria, gërshetuar këto tok me islamin politik, si dy vlera kompatibile, duket se po dështon. Shih për këtë polarizimi i shoqërisë është proces i pashmangshëm.
(2LONLINE) – – Liria dhe barazia janë dy parimet bazë të utopisë politike që inkorporohen në filozofin politike të shtetit social, e që më pas, me kalimin e viteve, u mishëruan edhe në kushtetutat moderne të shteteve si puna e SHBA-ve, Gjermanisë, Francës, Suedisë…duke shenjuar kështu revolucionin juridik që i hap rrugë idealit politik, ndërkaq politika neoliberale gjithandej këtë utopi po e rikthen në pikën zero.
Eksperimenti neoliberal gjithandej bë Evropë këto dekadat e fundit ka dëshmuar se mbetet njëri prej rreziqeve më serioze të përspektivës së projektit historik, siç është ai i BE-së. As ata që pretendojnë ta shpjejnë përpara projektin e BE-së dhe tok me të prosperimin e demokracisë, nuk mund të tolerojnë tutje eksperimentimin në sistemin ekonmik, por as edhe forcimin e ekstremit populist djathtist që pritet të zë vend në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në majin e këtij viti.
Në këtë prizmë interesash do studjuar edhe fenomeni i depërtimit të islamit politik në Kosovë dhe mbarë hapësirën shqiptare, duke e trajtuar si rrezik dhe përpjekje për minim të gjakimeve të kombit tonë për pozicionim gjeopolitk afatgjatë në hemisferën Perednimore dhe me këtë edhe rikthimin e plotë në familjen evropiane.
Trajtimi i këtyre fenomeneve me përmasa rrezikshmërie shoqërore nuk toleron “komoditet” të tepruar. Neoliberalizmi dhe populizmi i djathtë ekstrem në Evropë, ashtu si islami politik në botën arabe e gjetkë, tashmë po dëshmohen se nuk janë as ambivalent e as pozitiv në raport me demokracinë dhe lirinë, përkundrazi, si fenomene janë tejet destruktiv.
Inkopatibiliteti i islamit politik me demokracinë
Mbi mundësinë e përafrimit, respektivisht bashkëjetesës mes kryevlerës së rednit demokratik – lirisë dhe islamit politik, dilemat ishin shtuar sidomos pas inaugurimit të të ashtuquajturës demokraci e re egjiptase. Atëbotë në pushtet përmes votës së lirë në krye të Egjiptit erdhi Vëllazëria Islame. Ndërkaq një vit më vonë, kur shpërthyen demonstrata kundër regjimit të Mohamed Morsit, dhe përgjithësisht Pranvera arabe si flakadan lirie, nga Tunizia u shtri drejt Sirisë për ta trandur më pas, në verën e 2013 -ës edhe Turqinë e Erdoganit, dilemat rreth bashkëjetesës së mudnshme të islamit politk dhe demokracisë u shtuan së tepërmi. Kristine Shirmaher (Christine Schirrmacher) në librin e saj „Islami dhe Demokracia: Një kontrast“ (2013), në mënyrë intenzive është marrë me ktë temë.
Shirmaher në fund të studimit të saj parashtron pyetjen e pashmangshme lidhur me raportet mes islamit dhe demokracisë. Ajo, dëshmon në analizën e saj relativisht shterruese se, pavarësisht zgjedhjeve të lira në Egjipt dhe Tunizi, partitë me begraund islamik kishin prioritet shoqëror dhe në asnjë rast nuk vihej në pikëpyetja fitorja e tyre. Dhe kjo ndodhë pavarësisht faktit se ato nuk janë distancuar asnjëherë nga parimet e tyre politike qenësore që ndërlidhen me gjakimin për aplikimin e Sharias. Ndërkaq, nisur nga ky parim, ajo thellon studimin e saj për të reflektuar se cilat pjesë kuranore dhe ato të Sharias bien ndesh me vlerat themelore të demokracisë.
Studjuesi tjetër mirënjohur politologu nga Universiteti i Heidelberger -it, Prof. Dr. Wolfgang Merkel, mbron tezën se Islami dhe Demokracia nuk janë kompatibël, meqë bota islame nuk njeh ndarjen mes shtetit, ligjit dhe religjionit.
Rezultatet e studimeve empirike flasin gjithashtu për inkompatibilitetin e islamit me demokracinë, sidomos islamit politik. Rënia e diktaturave të djathta në Greqi, Portugali dhe Spanjë në mesin e viteve ’70-ta të shekullit XX-të, ishte vala më e gjerë e demokracisë reale në historinë e njerëzimit. Deri në vitin 2000 në kuadër t kësaj vale, ishin përfshirë më se 87 vende ish diktatoriale, të tipit autokrat, ku ishin praktikuar elementet minimale bazë të demokracisë, siç është e drejta e shprehjes së lirë dhe zgjedhjet e lira. Nga gjithësejt 192 shtete (anëtare të OKB) sa ishin në vitin 2000, 121 prej tyre ishin kualifikuar nga Freedom House si demokraci elektorale „electoral democracies“. Në mesin e tyre ishin vetëm 11 shtete, ku shumicë e popullsisë janë të besimit islam. Ndërkaq nga 47 shtete ku praktikohet besimi islam në shumicë, në vitin 2000, vetëm në 11 prej tyre kishte rezultuar se praktikohen elemente minimale të demokracisë („electoral democracy“), ndërkaq 77 % e tyre kishin regjime diktatoriale. Nga pjesa tjetër e shteteve, 145 sosh që i përkasin shoqërive ku nuk praktikohet islami si religjion, 110 prej tyre ishin kualifikuar si demokraci elektorale. Kjo kuotë përbën 76% të tërësisë, brenda së cilës 24% e vendeve kanë regjime autokratike.
Ky bilanc rezulton edhe më i përmbysur, kur kemi parasysh se cilat vende janë kualifikuar si demokraci elektorale. Freedom House ka kualifikuar si vende demokratike: Shqipërinë, Bangladeshin, Xhibutin, Gambian, Indonezinë, Malin, Nigerin, Senegalin, Sierra Leonen dhe Turqin. Ndërkaq nga 16 shtetet që cilësohen si bërthama e botës islame, (që shtrihen në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore), nuk ishin as edhe njëri prej tyre që përmbushnin minimumin e vlerave demokratike për t’ u cilësuar si vende të demokracisë elektorale. „electoral democracy“.
Politologu Volfgang Merkel, në kuadër të Forumit Universitar të Sudwestrundfunks, 2003, me temën „Përplasja mes civilizimeve – Perendimi dhe bota islame’“ , në përmbyllje të forumit ishte shprehur se, nëse këto “demokraci” do t’i nënshtroheshin vlerësimit më rigoroz, asnjëri prej tyre nuk do ta kalonte dot rubikonin e të cilësohej si shtet i së drejtës dhe vend demokratik.
Eksperimenti turk dhe demokracia reale
Demokracia evropane dhe ajo perendimore në përgjithësi ka kaluar nëpër kalvarët e revolucioneve shoqërore të cilëve ju ka parapri beteja intelektuale mes iluministëve dhe botës shkencore në tërësi në njërn anë dhe Kishës si institucion, në ann tjetër, për të arritur deri tek revolucioni demokratik (1789) i ndarjes së Shtetit nga Kisha dhe kultivimit eksplicit të mendimit sekular në raportet shtet-fe.
Tek pasi Sharia dhe Kurani t’i nënshtrohen mendimit kritik, gjasat që demokracia të ketë mundësi zhvillimi e kultivimi real, do të jenë të hapura, konkludon Kristine Shirmaher. Por, në fakt, kjo do të mund të ndodhte vetëm atëherë kur në botën islame do të fillojë epoka e ndryshimeve që i paraprinë interpretimi teologjik.
Në fakt, gjithandej, si në Perendim edhe në Lindje, rreziku i shndërrimeve regresive, përmbytjes së rendeve shoqërore nga demokracia në diktaturë, nuk është diçka e re. Si Hitleri në Gjermani, ashtu edhe Milosheviqi në Serbi. në pushtet kishin ardhur me vota të lira. Ky shndërrim bëhet edhe më i shpejt, atëherë kur qeveritë cenojnë lirinë e medias, të drejtat elementare për jetë dhe para së gjithash kur nuk arrijnë dot të garantojnë barazinë e qytetarëve para ligjit. Këto vlera nuk janë thjeshtë vetëm pjsë përbërëse, genuine, të një rendi demokratik. Ato janë tejet të domosdoshme për mbijetesën dhe zhvillimin e demorkacisë si rend shoqëror dhe sistem vlerash politike progresive.
Diçka e ngjashme po ngjet me eksperimentin turk dhe fenomenin politik të Partisë së Drejtësisë. Koketimi mes neoliberalizmit me fëtyrë orjentale, që promovoj kjo forcë politike në këtë periudhë të bumit ekonomik turk, populizmit ekstrem djathtistë dhe islamit politik, një miks ky i lloit të vet, nuk kishte si të mos prodhojë krizën politike në të cilën tashmë ka hyrë Turqia.
Eksperimenti i Erdoganit dhe ekipit të tij për rimëkëmbjen e ndjesisë ekspansioniste turke përmes frymës neootomane të deklamuar zëshëm qoftë nga ai, qoftë nga ministri i jashtëm turk, Davud Turkutogllu, nuk janë as ambivalent e as pozitiv në raport me demokracinë dhe lirinë, por edhe me vet përspektivën e Republikës turke.
Pas protestave masive për mbrojtjen e Sheshit Taksim në Stamboll verën e vitit që lam pas, ndërkohë javë të tëra Turqia jeton krizën politike ndër më të veçantat. Islami politik që po kultivon Erdogani dhe jo vetëm ai, ka pretendime të qarta që të marrë nën kontroll të plotë fuqinë që të jep shteti dhe pushteti, duke mos përfillur fare normat demokratike. Shih për këtë polarizimi i shoqërisë është proces i pashmangshëm.
Strukturat më të larta të Gjyqësorit turk, Prokuroria e Shtetit, instanca më e lartë e Juridiksionit të Pavarur, po i nënshtrohet presionit permanent politik të qeverisë s Erdoganit. Përplasja ishte e pashmangshme. Gjykata e Lartë e Administratës vendosi që ta refuzojë urdhëresën e Erdoganit lëshuar Policisë, përmes së cilës e obligonte atë që kërkesat për hetime të Prokurorisë së Shtetit, paraprakisht t’i paraqes tek kreu I ministrisë përkatëse. Reagimi i Erdoganit në këtë rast ishte krejtësisht i ngjashëm me atë të despotëve. Shteti jam unë, rrjedhimisht edhe ligji jam unë, duket se po trumpetonte Erdogani tek po i urdhëronte institucionet e drejtësisë që të sillen në përputhje me interesat e tij dhe të partisë së tij.
Seneka nuk thoshte kot se “Fenëvegjëlia e beson. Të diturit e përbuzin. E të pushtetshmit epërdorin.”
Sadri RAMABAJA