Islam Zuzaku përmbyll me sukses doktoratën – Kosova fiton edhe një Doktor të Kimisë
Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot u zhvillua me sukses mbrojtja e doktoratës së Islam Zuzakut, i cili ka fituar titullin Doktor i Shkencave në Kimi.
Disertacioni i tij me temën: “Analizë kimike e mbetjeve të ngurta industriale, klasifikimi dhe përdorimi i tyre në ekonomitë qarkore” trajton një çështje me rëndësi të madhe për mjedisin dhe industrinë vendore.
Studimi sjell të dhëna dhe rekomandime shkencore që mund të ndihmojnë në menaxhimin më të sigurt të mbetjeve, zvogëlimin e ndotjes dhe shfrytëzimin e materialeve të humbura si resurse të vlefshme ekonomike.
Kontributi i punimit u vlerësua nga komisioni si një hulumtim i thelluar dhe i nevojshëm për zhvillimin e politikave të qëndrueshme mjedisore në Kosovë.
Me këtë sukses, Zuzaku i shton vendit një ekspert të ri në fushën e kimisë dhe shkencave të mjedisit.
Urime për arritjen dhe punën shumëvjeçare! /2LONLINE/
