DYLON

Ishulli pa vetura dhe me gjashtë banorë shpallet më i miri në botë

Ishulli pa vetura dhe me gjashtë banorë shpallet më i miri në botë
Avatar photo Elife Sherifi

Një ishull pa vetura në Islandë me vetëm 6 banorë të përhershëm është emëruar si më i miri në botë. Ishulli Flatey, i cili gjendet në bregun veri-perëndimor të Islandës dhe është i gjatë vetëm rreth 2 kilometra, ka arritur ta zë vendin e parë në listën e “Big 7 Travel” për 50 ishujt më të mirë të vitit 2020.

Vlerësimi për përzgjedhjen e ishullit më të mirë është bazuar në një kombinim të votave të lexuesve, nga mbulimi i mëhershëm media, por edhe nga përvojat e udhëtimit të vet stafit.

Megjithëse, Flatey është mjaft i heshtur në dimër, numri i vizitorëve arrin deri në 9,000 gjatë muajve të verës ku njerëzit shkojnë për të qëndruar në shtëpi verore dhe për ta shijuar numrin e vogël të popullsisë.

EkoHigjiena

Në këtë ishull gjenden më shumë se 35 specie të zogjve, ndërkaq adhuruesit e natyrës mund t’i vëzhgojnë 150 specie të luleve apo bimëve, si dhe balenat të cilat janë vërejtur në breg.

Në ishull gjendet vetëm një hotel – Hoteli “Flatey” – i cili hapet vetëm gjatë tre muajve të verës (qershor-gusht).

Ishulli njihet për bukurinë e vetmuar dhe bibliotekën, e cila është e ndërtuar në vitin 1864 dhe është më e vjetra në Islandë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.