DYLON

Isha dëshmitar, jo i dyshuar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Përpjekjet që të më nxjerrin në publik si një i dyshuar që po hetohet tani nga prokuroria janë me qëllime tendencioze. Kurrë në jetën time nuk jam intervistuar si i dyshuar, por si dëshmitar”. Kështu ka thënë Drejtori i Urbanizimit të Komunës së Gjilanit, Valon Shefkiu.

Për asnjë rast tani së fundi nuk kam qenë në prokurori. Por, ai kujton se muaj më parë ka qenë i ftuar nga një prokuror, edhe atë jo nga kryeprokurori Jetish Maloku, dhe se në atë rast ka qenë në cilësinë e një dëshmitari, ku është intervistuar për çështjet që kanë pas të bëjnë për periudhën 2012-2013.

EkoHigjiena

Në atë kohë Shefkiu thotë se ka qenë shef i sektorit të ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspeksionit, bile që tani nuk ekziston më si drejtori, prandaj i quan befasuese dhe qëllim këqija se gjoja ai qenka intervistuar në prokurori nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ku dyshohet se ka bërë lëshimin e lejeve të ndërtimit duke mospërfillur asnjë kriter dhe duke bërë anashkalimin e procedurave.

Ai thotë se në 2014 ka marrë postin e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit. Ndërsa, për periudhën që është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, prokuroria është interesuar për çështje që kanë të bëjnë me periudhën 2012-2013.

“Unë jam intervistuar nga prokuroria e Gjilanit si dëshmitar, e jo si i akuzuar dhe jam pyetur rreth ndërtimeve dhe specifikave që ka ky sektor. Më kanë pyetur për procedurat e inspeksionit dhe për rrënimet që nuk janë kryer nga ish-qeverisja. Dua ta ritheksoj se jam i gatshëm gjithmonë të bashkëpunoj me organet e drejtësisë në çdo kohë sepse jam institucionalist dhe i besoj institucioneve të drejtësisë për ndërtimin e të cilave u sakrifikuan breza të tërë”, ka thënë Valon Shefkiu, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.