Kika nga Hogoshti e ka emëruar Shefket Sermaxhajn në krye të klubit. Sermaxhaj i cili ditë më parë u nda Kf. Drita do ta marrë detyrën e kryetrajnerit të Kikës.
Lajmin e ka zyrtarizuar faqja zyrtare e klubit, teksa prezantimin e tij e ka bërë kryetari i Naim Biqkaj.
“Kika edhe zyrtarisht ka arritur me trajnerin Shefqet Sermaxhaj, që ta udhëheq klubin tonë për sezonin e ri.
Sermaxhaj në të kaluarën ka qenë trajner te skuadra e Dritës me grupomoshat e reja, por edhe ka qenë ndihmës trajner.
Ai në sezonin e kaluar ishte trajner i Dritës U19.
Tani KF KIKA synimin e vetëm me Shefqet Sermaxhajn e ka që të rikthehet në Ligën e Parë prej sezonit të ardhshëm.
Kujtojmë, se Shfeqeti në të kaluarën ishte pjesë e Kikës edhe si futbollist i yni duke dhënë një kontribut mjaft të madh.
Ne po ashtu do të sjellim edhe disa përforcime të reja para se t’ia nisim fazës përgatitore për sezonin e ri i cili fillon në fillim të shtatorit”, thuhet në njoftim.