DYLON

Ish sekretari i NATOS në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Ish sekretari i NATOS George Robertson ka ardhur për një vizitë në Kosovë ku do të takohet me udhëheqësit shtetërorë. Robertson do të nderohet nga presidentja Atifete Jahjaga, me një çmim dhe mirënjohje për kontributin e dhënë, duke qenë se njihet si një nga mbrojtësit e mëdhenj të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë.

Kujtojmë se në vitin 2000, Robertson erdhi në Kosovë bashkë me Wesley Clark, ndërsa menjëherë pas kësaj vizite, në një shkrim autorial për Washington Post, kishte rikujtuar se si ndërhyrja e NATO-s ishte e domosdoshme dhe se komuniteti ndërkombëtar do të duhej të ishte i bashkuar.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.