DYLON

Ish lojtari i Gjilanit: Të gjithë e din se çfarë klubi është Drita!

Ish lojtari i Gjilanit: Të gjithë e din se çfarë klubi është Drita!
Avatar photo Redaksia

Pasi përmbylli bashkëpunimin me SC Gjilanin, mesfushori Albert Dabiqaj, nuk shkoi larg, u ndal përsëri në qytetin e Gjilanit, por në klubin tjetër, duke veshur fanellën bardh e kaltër, për t’u bërë lojtar i  FC Drita.

Albert Dabiqaj pas nënshkrimit me klubin  ka thënë se është shumë i lumtur për klubin e tij të ri.

EkoHigjiena

“Të gjithë e din se çfarë klubi është Drita! Dua ti falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që kanë treguar për mua edhe në të kaluarën edhe tani. Rivaliteti i madh mes dy klubeve të qytetit ka bërë që të flitet shumë për këtë lëvizje por po e shijoj shumë pasi që pak lojtarë kanë mundësi ta përjetojnë këtë”, ka thënë Dabiçaj pas nënshkrimit me FC Drita.

Ai shtoi se te drita ka gjetur një grup të jashtëzakonshëm të lojtarëve dhe një staf shumë profesional ku po e shijon çdo moment me klubin.

“I jam falënderues secilit klub ku kam punuar, por tani koha është të jap gjithçka për Dritën dhe për tifozët Intelektualët”, ka thënë futbollisti Dabiçaj.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.