(2LONLINE) – Ish kreu i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa i ka adresuar një letër Ministrit të Arsim Ramë Buja përmes të cilës e njofton atë për dorëheqjen nga të qenit anëtar i Këshillit të Universitetit Publik të Gjilanit.
“Më lejoni që t’ju falënderoj për mundësinë që ma keni dhënë që në cilësinë e kryetarit të komunës së Gjilanit të jem anëtar i këshillit të UP të Gjilanit për ta dhënë kontributin e vlefshëm fillestar në themelimin e tij. Shpresoj shumë që e kam dhënë këtë angazhim timin si kryetar i komunës dhe si anëtar i këtij këshilli. Me qenë se ardhja ime ka të bëjë me çelësin e pozitës së kryetarit të komunës, unë me vullnet timin e lëshoj këtë vend në këshill të cilin ju inderuari ministër mund ta plotësoni me kryetarin e tashëm të komunës ose me ndonjë kuadër tjetër akademik sepse sipas perceptimit tim është krejtë e pakuptimtë që unë të qëndroj ende aty”, thuhet në njoftimin e Mustafës për ministrin Buja.
Ndryshe, Mustafa ka thënë se do të mundohet që gjërat t’i shoh në dritë pozitive dhe kryesisht puna ka shkuar mirë në përgatitjen dhe nisjen e UP të Gjilanit por, ajo që është e metë duhet ta theksojmë hapur me qëllimin më të mirë që të metat të minimizohen në të ardhmen dhe këtë krijesë të jashtëzakonshme ta rrisim shëndosh e të na shërbejë të gjithëve pa dallim.
“Përbri angazhimit të mirë, po i theksoj disa mangësi që e kanë përcjellë punën tonë si këshill por edhe si ministri. Vendosja e u.d. të rektorit nuk ka qenë dashtë të bëhet nga anëtarët e këshillit sepse e kam trajtuar dhe e trajtoj konflikt të rëndë të interesit. Nuk kam vërejtje në vullnetin e rektorit dhe në angazhimin e tij por rregullsia është diçka që len për të dëshëruar”, thotë Mustafa.
Po ashtu sipas tij, vendimi për akreditimin e degëve (dy në studime universitare dhe një për master) është bërë me nguti dhe pa analizën e duhur. Së paku drejtimi për diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare tashti në fillim neve nuk na është dashur sepse Gjilani dhe ajo anë ka shumë nevojë për profile të rralla e që janë në funksion të ngjalljes ekonomike të rajonit si shembull degë të agrokulturës, të industrisë përpunuese, të planifikimit hapësinor, të analizës e planifikimit strategjik zhvillimore, të ndërtimit, …
“ Në UP të Gjilanit ka angazhime të kuadrit dhe për këto angazhime nuk janë votuar kritere të veçanta nga këshilli për angazhim (e që janë në fund të fundit normë ligjore dhe statutare e UP-ve), në mënyrë që t’i sjellim vërtetë më të mirët në universitet. Me sugjerimin dhe me kontributin e dashamirëve të UP të Gjilanit dhe me insistimin tim personal rektori i tashëm z. Arben Dermaku është munduar që sadopak të sjellim kualitet në universitet”, thotë Mustafa.
Ai shton se në UP të Gjilanit, në administratë ka punësime të familjarëve të anëtarëve të këshillit ose të rrethit të tyre shoqëror, familjar e politik dhe ky është zatën edhe një motiv shtesë i ndonjërit që të jetë anëtar i këshillit dhe të jep “kontribut” për universitetin.
“Për UP të Gjilanit ka herë pas herë përfolje mediale për çështje të ndryshme të cilat duhet të merren parasysh seriozisht për ta identifikuar dhe për ta stopuar të keqen qysh në fillim. Uroj që këto të meta të fillimit t’i heqim në ditët që vijnë sepse është e vetmja rrugë për prosperitet të kësaj vatre të rrallë të diturisë për anën tonë. Uroj që sadopak të kem kontribue në mbarëvajtjen e punës në themelimin dhe nisjen e punës së universitetit publik të Gjilanit. Jam i gatshëm që sërish, kurdo që e kërkon nevoja të jap përherë atë që është mundësi e imja”, ka thënë Qemajl Mustafa, ish-kryetar i komunës së Gjilanit, adresimin që ja ka ërë Ministrit të Arsimit ramë Buja, me trastin e dorëheqjes nga të qenit anëtar i Këshillit të UPGJ-së. / 2lonline/