DYLON

Ish kryetari Galip Beqiri, kritikon mos funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Avatar photo Redaksia

Ish kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri gjatë një emisioni në TV “Presheva” ka folur për funksionimin e këtij institucion në përbërjen e re ka ngecje të mëdha dhe se po shkatërrohet institucioni që është themeluar për të mirën e shqiptarëve.

“Nga zgjedhjet e reja që u organizuan në KKSH gjërat nuk kanë lëvizur fare dhe se ka ngecur shumë mbrapa. Ne mandatin tonë kemi pas shumë aktivitete”, ka thënë mes tjerash Hamdi Fejzullau anëtar i kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, transmeton Titulli.com

EkoHigjiena

Edhe Mentor Nuhiu, anëtar i kuvendit është shprehur se ka një keq menaxhim që në fillim duke pasur për bazë formimi i grupeve të punës, komisioneve dhe se janë përjashtuar njerëzit që kanë themeluar këtë institucion.

Beqiri ka akuzuar udhëheqjen e tanishme për neglizhencë dhe mos përfillje të ndihmës së njerëzve profesionist në fushat e caktuar që sipas tij përkundër kërkesës nga anëtarët e PVD-së dhe UDSH-së që të përfshihen nëpër grupa punuese një gjë e tillë është refuzuar .

Mysafirët kanë folur edhe për fushën e informimit, kulturës, arsimit dhe përdorimit të gjuhës që janë shtyllë kryesore e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Për më tepër shikoni videon: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.