DYLON

Ish-kongresmeni amerikan, Earl Pomeroy viziton Kosovën

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar Earl Pomeroy, ish-kongresmen amerikan, të cilin e njoftoi për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:

EkoHigjiena

“Sot, pata nderin të pres në takim, z. Earl Pomeroy, ish kongresmenin amerikan, anëtar i Shtëpisë së Demokracisë (HDP) me bashkëpunëtorë.

Në takim theksova rëndësinë e mbështetjes së ofruar nga ShBA-ja, për historinë e Kosovës, në veçanti për zhvillimet pozitive aktuale dhe përkrahjen për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përmes kësaj mbështetjeje, ne kemi arritur të ndërtojmë dhe avancojmë kapacitetet tona në shumë aspekte, hulumtimeve parlamentare, reformimin e procesit ligjvënës, forcimin e mekanizmave mbikëqyrës parlamentar dhe rritjen e transparencës.

Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes nga institucionet e ShBA-së duke besuar se transparenca, lehtësimi i qasjes së qytetarëve në punën e komisioneve parlamentare dhe Kuvendit në përgjithësi, efikasitetin e administratës kuvendore janë themel i punës tonë të përgjegjshme kundrejt qytetarëve dhe zhvillimin e demokracisë në vend”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.