DYLON

Ish-komandanti UÇK-së në ZOK, Ahmet Isufi përkujton heroin e luftës, Basri Canolli – Shpendi i UÇK-së

Ish-komandanti UÇK-së në ZOK, Ahmet Isufi përkujton heroin e luftës, Basri Canolli – Shpendi i UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Ish-komandanti UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka përkujtuar heroin e luftës, Basri Canolli – i njohur si Shpendi i UÇK-së, duke e vlerësuar si një ndër figurat më të shquara të rezistencës në rajonet e Karadakut, Gollakut dhe Llapit.

Ish-komandanti UÇK-së e cilësoi Shpendin si “trimin e lirisë” dhe “komandon e vërtetë” të UÇK-së, i cili kontribuoi me përkushtim të jashtëzakonshëm në logjistikë, mobilizim dhe në vijat e para të frontit të luftës.

EkoHigjiena

“Kujtojmë trimin e lirisë, ushtarin e logjistikës, të mobilizimit, të aksionit e të frontit, komandon e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shpendi, ishte nyja lidhëse e Karadakut, Gollakut e Llapit, luftëtari i pashembullt i cili me vetëdije të plotë dhe me shpirtin luftarak, u vu në shërbim të lirisë së atdheut. Lavdi Heroit të Kombit, Basri Canolli-Shpendi”, ka thënë Ish-komandanti UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.