DYLON

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit i është bashkuar sot AAK-së

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit i është bashkuar sot AAK-së
Avatar photo Redaksia

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Lulzim Behxheti i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

EkoHigjiena

Ja positmi i tij i plotë:

Arkitekti nga Gjilani Lulzim Behxheti, mbart në vete një karrierë të suksesshme në Finlandë. Ai ka diplomuar në Universitetin e Helsinkit, dega Arkitekturë Inxhinierike.

Eksperienca e tij e suksesshme profesionale e ka frymëzuar të shkojë edhe më tej në botën e biznesit, duke arritur sukses të shkëlqyer. Ai ka kohë që përvojën e tij e ka vënë në shërbim të Atdheut.

Në zgjedhjet e fundit komunale ishte kandidat i pavarur për kryetar të Gjilanit. Nga sot, Lulzimi ka vendosur që angazhimin e tij për vendin ta japë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke iu bashkuar vizionit tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht.

Suksese në rrugën tuaj të re, Lulzim!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.