/2L ONLINE/ – Sërish vihet në thumb të kritikave raporti i monitorimit të Kuvendit Komunal të Gjilanit bërë nga monitoruesi Isa Shefkiu, në cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë civile, dhe që e kishte prezantuar në publik javë më parë, ndërkohë që, vetëm pak ditë pas këtij prezantimi , ai kishte kaluar në politikë, duke iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Kësaj here ishte Arbër Ismajli, shefi I Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Gjilanit që e ka komentuar raportin e monitorimit që kishte bërë Isa Shefkiu, duke e quajtur atë raport, një pamflet pa vlerë dhe tendencioz që u pa pastaj që paska qenë politik.
“Edhe pse s’doja të merresha fare me shkrime të pavlera që para disa dite plasoi në opinion Isa Shefkiu, unë i quajta pamflete edhe pse e dija se vlera e tyre është jo e nivelit, por në vend timin foli vetë z. Shefkiu dhe demaskoi veten e tij me çka demaskoi tendencat që ishin hiç më shumë se ngritje pazari për tu shitur tek Vetëvendosje. Me këtë rast ”ekspertit” të pamfleteve, Isa Shefkiut, i uroj që të ecë rrugës së zgjedhur por mos të harrojë se të kotë e ka të shkarraviturit e letrave, ngase Gjilani i ushtrisë, Gjilani i lirisë, nuk ushqehet me mashtrime”, ka thënë Arbër Ismajli. /2L ONLINE/
LEXO EDHE:
Gagica: Modelet jugosllave të hulumtimeve nuk na nevojiten
Raporti i Isës, komentohet zi e bardhë!
Monitoruesi i Kuvendit i bashkohet Vetëvendosjes