DYLON

Isa Mustafa: Ta hetojmë edhe SHIK-un e Vetëvendosjes

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se problemet e vendit duhet të zjgedhjen përmes programit qeverisës.

Mustafa, i është përgjigjur akuzave të deputetit të VV-së, Visar Ymeri, rreth asaj se ai duhet të merret me 70 dosjet e tij në prokurori.

EkoHigjiena

“Problemet që kemi duhet të ballafaqohemi me to, t’i zgjidhim përmes programit qeverisës. Kemi nevojë dhe përkrahjen e gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Por, natyrisht e dimë se kush sa ka punuar, dhe kush sa punon. Jo 70 dosje, por 700 dosje t’i qoni në Prokurori. Jam koeshient për punën timë që kamë bërë në komunën e Prishtinës. 110 mijë lëndë në vit, e barti përgjegjësinë. Por edhe ju duhet ta bartni përgjegjësinë që po e bënëi atje”, ka thënë Mustafa, transmeton Indeksonline.

“Sa i përket SHIK-ut. Është mirë që SHIK-ut të juaj t’ia bëni një komision, të Vetëvendosjes. Sepse nëse nuk keni SHIK, t’ju shtini kamera njerëzve. Andaj i shtina në një pako dhe i hetojna të gjithë SHIK-at së bashku”, tha Mustafa.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.