DYLON

Isa Mustafa përgëzon kryetarin Haziri për punën e madhe gjatë 100 ditëshit të qeverisjes

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtorër komunal, ku ka parë nga afër punët që po zhvillohen në Komunë, duke përgëzuar për seksesin e madh që ka arritur kryetari Haziri gjatë 100 ditëshit të qeverisjes së bashku me ekipin e tij.

Mustafa ka thënë se është i impresionuar me punët e mira që ka parë në Gjilan, duke thënë se Lutfi Haziri i ka bashkuar të gjitha subjektet politike për ta zhvilluar Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri e ka falënderuar z. Mustafa për vizitën, ndërsa është shprehur se jemi bashkuar të gjithw për avancimin e të gjitha sektoreve komunale si: shëndetësinë, arsimin, ekonominë, urbanizmin, kulturën, sportin etj., dhe ndryshimet në favor të tyre po i shohin përditë qytetarët e Gjilanit.

Vizita e kreut të LDK-së Isa Mustafa korrespondon me mbajtjen e takimit të sotëm të Bordit të Drejtorëve, të cilët kanë raportuar për punën 100 ditëshe të të gjitha drejtorive komunale. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.