DYLON

Isa Mustafa përballë deputetëve për Gjykatën Speciale

Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Kosovës edhe sot do të mbaj seancë plenare ku pikë e rendit të ditës do të jetë interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Ai do të shpjegojë për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.

Kjo interpelancë do të mbahet me propozimin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate. Ata thonë se kjo gjykatë po krijohet për të sjellë drejtësi selektive, pasi që nuk gjykon serbët që kanë bërë krime në Kosovë, por Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke tentuar të njollosë luftën e popullit të Kosovës.

EkoHigjiena

Vetëvendosje po ashtuthotë se gjykata rrezikon sovranitetin e sistemit të drejtësisë vendore.