Isa Mustafa e sheh zgjidhjen në Kushtetuese
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se gjatë takimit me presidenten, ka kërkuar që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese shpjegime si të kompletohet vendimi lidhur me seancën konstituive.
Kjo sipas tij kur njëra palë ka votat e tjetra të drejtën e propozimit. Mustafa ka vlerësuar për “Eopkën e Re”, se ky do të ishte një veprim pozitiv, i cili mund të hapë rrugë për daljen nga kriza, ndërsa nuk sheh arsye për zgjedhje të reja.
